Home / Lajme / Maqedoni / Media, VMRO-ja ri-inicioi kërkesat e LSDM-së

Media, VMRO-ja ri-inicioi kërkesat e LSDM-së

VMRO-DPMNE-ja në Kuvend propozoi ndryshime në ligjin për media, identike me iniciativën e dorëzuar kohë më parë nga LSDM-ja. Opozita nëpërmjet të iniciativës kërkoi ndërprerje të taksës radiodifuzive, financimin e servisit publik direkt nga buxheti i shtetit si dhe përfshirjen e portaleve në ligjin për mediat. Qëndrimi i tyre mbi këto çështje mbetet i njëjtë si gjatë negociatave të Përzhinës por qëllimi, sipas tyre, është nxitja e debatit për premtime të cilat shumica i ka harruar.

Sot ne e lëshojmë në procedurë këtë ligj identik ashtu siç LSDM-ja e lëshoi para dy vitesh kur ishte në opozitë në këtë Kuvend. Qëllimi është t’i kujtojmë për premtimet e tyre zgjedhore kurse qëndrimi jonë për këtë gjë është parimor. Ai ligj ashtu siç e propozuan ata nënkuptonte ndërprerje të taksës radiodifuzive dhe financim i radiodifuzerit publik nga buxheti i shtetit –deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja deklarohet në mbështetje të idesë së përfshirjes së portaleve në ligjin për mediat por për këtë dhe të gjithë ndryshimet tjera, kërkuan fillimisht debat publik.

Ka propozime të ndryshme, qëndrimi jonë fillimisht ka qenë se duhet të rregullohen por kishte presion të fuqishëm nga partneri jonë i atëhershëm i koalicionit BDI-ja që të mos rregullohen dhe e pranuam këtë. Presion ka pasur edhe nga shoqatat e gazetarëve dhe pas një viti të gjithë ata erdhën te ne të kërkojnë të rregullohen – tha Dimovski.

BDI-ja mohoi të ketë qenë kundër përfshirjes së portaleve në ligjin e mediave dhe kërkon debat publik për ndryshimet e mundshme.

Ligji për mediat duhet të jetë produkt i një debati të mirëfilltë shoqëror duke përfshirë grupet e interesit dhe duke promovuar praktikat më të mira evropiane. Në parim, të gjitha partitë ishin pro rregullimit të portaleve gjatë procesit negociues dhe mbetet që të shihen mundësitë më të mira gjatë përpilimit të një ligji gjithëpërfshirës. Vetë, shumica dërmuese e portaleve kërkonin rregullim ligjor, ndërsa duhet të shihet edhe mundësia e parandalimit dhe përgjegjësisë për lajme të rreme – thanë nga BDI-ja.

Megjithatë kuvendi votoi kundër iniciativës së opozitës për ndryshime në ligjin për media. Nga Qeveria njoftuan se ndërprerja e taksës radiodifuzive nuk mund të propozohet nga partia e cila gjatë dekades së kaluar e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas eksekutivit, një vendim i tillë do të hyjë në fuqi pas rishikimit të buxhetit, respektivisht nga muajt shtator ose tetor.

Fatlume Dervishi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *