Home / Lajme / Maqedoni / Megjashi: Jemi të hidhëruar me komentet fyese dhe paragjykimet që bëhen ndaj fëmijëve (Foto)

Megjashi: Jemi të hidhëruar me komentet fyese dhe paragjykimet që bëhen ndaj fëmijëve (Foto)

Nuk ka shkuar më shumë se pesë ditë rreth debatit për funksionimin ilegal të kopshtit ‘Bleta’ dhe karakterin edukativ që zhvillon ajo, ka reaguar menjëherë Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë ‘Megjashi’ në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

‘Megjashi’ në faqen në Facebook, ka theksuar se është e hidhëruar nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale të cilat përmbajnë paragjykime dhe stereotipe përplot me mllef dhe urrejtje ndaj fëmijëve.

”Sipas informacioneve jozyrtare të cilat i kemi siguruar, bëhet fjalë për shoqatë qytetare e cila në kuadër të aktiviteteve të saj ka Qendër Edukative për fëmijë të moshës parashkollore, “Bleta” dhe në kuadër të së cilës përveç të tjerave kryen rituale fetare. Fëmijët të cilët e vizitojnë qendrën janë fëmijë të prindërve të cilët e praktikojnë islamin. Prindërit me vetëdëshirë dhe me bindje personale i dërgojnë fëmijët në atë qendër dhe kanë dijeni se aty ndër të tjera mësohen edhe dispozitat themelore fetare. Respektivisht ajo ka qen edhe arsyeja për të cilën ato i kanë regjistruar fëmijët në atë “çerdhe”. Prindërit e dinë ku i dërgojnë fëmijët, ato janë pjesë e asaj shoqate dhe duan që fëmijët përveç të tjerave t’i mësojnë edhe praktikat fetare”, thuhet ndër të tjera në reagim.

‘Megjashi’ shton se, të gjithë kopshtet në Maqedoni duhet t’u përmbahen rregullave të aplikueshmërisë të RM-së, me të cilat garantohet mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe interesi më i mirë i fëmijës dhe zhvillimi i tij në frymën e pranimit, shpërndarjes, pranimit si dhe vlera të tjera në frymën e multikonfesionalizmit.

‘Kur në Republikën e Maqedonisë do të ishin futur programe të tilla fetare nëpër kopshte ajo asesi nuk duhet të jetë pa pëlqimin e prindërve. Nga ana tjetër, kur do të silleshin programe të tilla, çështje mjaft e rëndësishme është se si do të zbatohen ato. Të mos ndodhë e njëjta si para disa viteve në arsimin fillor ku mësimi fetar çoi deri tek problemet fetare ndërmjet fëmijëve. Ndoshta për këtë arsye është më mirë të përdoren përvojat nga këto praktika në vendet të cilat janë më afër nesh, si për shembull Kroacia, ku u paraqitën një numër i madh i problemeve në zbatimin e arsimit fetar në kopshte’, shtojnë nga Ambasada.

Nga Ambasada apelojnë deri tek publiku i gjerë, prindërit, kujdestarët, t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga përhapja çfarëdo lloj urrejtje etnike, religjioze, kombëtare, rracore, dhe lloje të tjera të urrejtjes. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *