Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtarët mbajnë gjallë Maqedoninë

Mërgimtarët mbajnë gjallë Maqedoninë

Mërgata në Maqedoni përben shpirtin social të këtij shteti, duke arritur në 2 miliardë remitenca vjetore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me këtë shumë, kapitali i mërgatës po ndikon direkt në uljen e varfërisë, por njëkohësisht edhe në tejkalimin e tranzicionit pa vështirësi të mëdha.

Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore, në emër të remitancave vitin e kaluar janë derdhur rreth 2 miliardë euro. Çdo i pesti qytetar i Maqedonisë në vit pranon nga 2 mijë euro nga të afërmit e tij, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendi.

Këto të holla, familjeve u kanë ndihmuar t’i tejkalojnë pasojat e krizës, kanë zvogëluar dallimet sociale dhe njëherësh kanë amortizuar thellimin e varfërisë.

Paqen sociale në Maqedoni, por edhe në Kosovë, po e blejnë mërgimtarët me dërgesat e tyre. Shumat e parave që ata ua çojnë familjarëve, arrin gati sa buxheti i shtetit brenda një viti. Në Kosovë remitencat për vitin e kaluar kanë shkuar në 600 mijë euro, ose një e treta e buxhetit të Kosovës në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *