Home / Lajme / Rajon / Miliarderi rus prangoset në Greqi, FBI-ja zbarkon në Selanik

Miliarderi rus prangoset në Greqi, FBI-ja zbarkon në Selanik

Një 38-vjeçar rus është arrestuar për pastrim parash përmes monedhës virtuale Bitcoin. Ai ka rënë në pranga në Greqi, ndërsa agjentët e FBI-së i ishin vënë pas prej kohësh. A.V. është arrestuar në Halkidiki, Selanik, ku ishte me pushime.

Rusi qëndronte në një hotel luksoz në atë zonë. FBI njoftoi menjëherë policinë greke për rastin dhe disa agjentë amerikanë mbërritën në shtetin fqinj. Ata organizuan punën së bashku me autoritetet greke për arrestimin e rusit.

Agjentët amerikanë udhëzuan kolegët grekë që 38-vjeçari duhej të arrestohej ekzaktësisht në momentin kur fliste në telefon dhe linja të ishte e hapur. Kjo do t’u mundësonte atyre që të hynin në dosjen dixhitale të tij në mënyrë që t’i bllokonin serverat në Amerikë. Dhe kështu ndodhi.

Ai u arrestua në hotelin ku po qëndronte gjatë kohës që po fliste në telefon. Rusi nuk e kishte idenë që ishte 24 orë nën mbikëqyrjen e policisë. Ai konsiderohet si “truri” i pastrimit të parave me vlerë 4 miliardë Dollarë. Kjo shumë marramendëse parash është pastruar nga viti 2011 duke përdorur monedhën dixhitale Bitcoin.

Mediat greke, duke ju referuar burimeve nga policia, shkruajnë se arrestimi i 38-vjeçarit rus do të shërbejë si rast studimi për metodat e përdorura që çuan në zbulimin dhe identifikimin e tij. Autoritetet greke do të asistohen nga agjentët amerikanë për këto teknika të reja të hetimit.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *