Home / Kryesoret / MInistri Bekteshi apel diasporës: Investoni në Maqedoni, do të keni lehtësime tatimore

MInistri Bekteshi apel diasporës: Investoni në Maqedoni, do të keni lehtësime tatimore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë takimit me anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, theks të veçantë u kushtoi mërgimtarëve tanë që gjenden me punë të përkohshme në Evropën perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bekteshi apeloi deri tek ata, që në vend që të mos investojnë vetëm në ndërtimin e shtëpive dhe objekteve që nuk sjellin të ardhura, por të fokusohen në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, në objekte afariste që sjellin të ardhura, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të krijojnë lehtësira tatimore për të gjithë ata që ndërmarrin këtë hap.

Ai tha se në kuadër të strategjisë për tërheqjen e investimeve, për momentin Ministria e Ekonomisë është duke shqyrtuar mundësinë për tërheqjen e investimeve nga DIASPORA, për tu ofruar lehtësime shtesë për diasporën tonë të cilët do të vendosin që kapitalin e fituar me vite të tëra jashtë vendit ta investojnë në vendlindje.

Ministri Bekteshi shtoi se gjithmonë do të jetë në dispozicion për kërkesat e komunitetit të biznesit, dhe se do të jetë i gatshëm për të dëgjuar, konsideruar dhe për të zbatuar idetë, propozimet dhe nismat e tyre, që kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të barabartë ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *