Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim protokolar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Ekselencën e Saj Dr. Kristinë Althauze

Ministri i drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim protokolar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Ekselencën e Saj Dr. Kristinë Althauze

Në takimin e zhvilluan në Ministrinë e drejtësisë  minsitri Saliji falënderoi ambasadoren dhe shtetin gjerman për ndihmën dhe mbështetjen permanente për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj.  Veç kësaj, ministri i drejtësisë njoftoi ambasadoren për hapat e ndërmarrë nga Ministria e drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në drejtim të realizimit të synimit më madhor, integrimit të shtetit në Bashkimin Europian dhe NATO.

 

Ambasadorja e Gjermanisë,  uroi ministrin për postin e marrë si dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për mbështetje të reformave të parapara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, reforma këto që duhet ta plotësojnë këtë frymë të re të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara vitin e kaluar.Transmeton Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *