Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Saliji promovoi Strategjinë për reformat në gjyqësor

Ministri Saliji promovoi Strategjinë për reformat në gjyqësor

Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u realizua takim koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Takimin e hapi dhe e udhëhoqi Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ndërsa fjalim mbajtën edhe Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, si dhe kryetari i grupit të punës për hartimin e Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit, Prof. Dr. Ana Pavlovska- Daneva.

Ministri mbajti një fjalim të shkurtë për Planin 3-6- 9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të zbatuar “Prioritetet urgjente të reformës”. Ai potencoi se Ministria e Drejtësisë është bartës kryesor i reformave në gjyqësi, por së bashku me të gjithë faktorët e sistemit të gjyqësorit. Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i këtij takimi është përfshirja aktive dhe pjesëmarrja e të gjithë faktorëve të gjyqësorit në procesin e hartimit të Strategjisë.

Të pranishmit u informuan se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është formuar grup punues për hartimin e Strategjisë për reformën sektorit të gjyqësorit me Planin e veprimit.
Pas një debati dhe diskutimi të hapur, ministri Saliji i ftoi të pranishmit në takim që të japin kontribut të sinqertë dhe konstruktiv për reformën, në një mënyrë që të gjitha vërejtjet, sugjerimet, hulumtimet, mendimet dhe qëndrimet e tyre t’ia paraqesin grupit të punës për hartimin e Strategjisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri theksoi pritjet e tij për bashkëpunim të suksesshëm dhe përfundim të suksesshëm të të gjithë faktorëve të sektorit të gjyqësorit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *