Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Ekologjisë ndan 43 milionë denarë për komunat rurale në Maqedoni

Ministria e Ekologjisë ndan 43 milionë denarë për komunat rurale në Maqedoni

Ministria e Ekologjisë nënshkroi marrëveshje me 12 komuna kryesisht rurale të cilat kanë aplikuar me projekte për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimit, menaxhimin me ujërat e të tjerë.

Do të ndahen mjete për hartimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

“Thash se mjetet kanë qenë 43 milion, dhe ato janë përzgjedhur në bazë të komisionit, pasi kryetarët kanë konkurruar. Është dashur ta kenë projektin, lejen e ndërtimit. Një pjesë e kemi financuar ne kurse pjesën tjetër komuna”, tha ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku.

Në mesin e komunave që kanë aplikuar me projekteve, mungonte Haraçina e cila paraqitet si një prej komunave më të varfra dhe me më pak zhvillim infrastrukturor. Por Duraku tha se Haraçina ka kërkuar tepër para.

Komuna e Zhelinës ka konkurruar me projekt për Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshat. Tearca për Hartimin e dokumentacionit për pastrimin e ujrave të zeza.

Komuna e Dibrës për kanalizimin atmosferik, ndërtimin e tubacioneve për pranimin e ujërave nga lumi Vakova.

Komuna e Kumanovës kërkoi para për Hartimin e dokumentacionit teknik për rrjetin e kanalizimit për f. Tabanocë, Sopot dhe Çetircë. Ajo e Gostivarit për Vazhdimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në Debresh.

Bërvencia kërkoi mjete për Projektin themelor për kolektorin kryesorë të rrjetit kanalizues fekal për Çellopekun e Poshtëm dhe Likova për ndërtimin e shtratit të lumit të Sllupçanit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *