Home / Kryesoret / Ministria e Kulturës analizë projektit “Shkupi 2014”

Ministria e Kulturës analizë projektit “Shkupi 2014”

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, më 28 korrik formoi grup pune për përpiliminj e një analize për realizimet dhe pasojat projektit “Shkupi 2014”.

Qëllimi i kësaj lëvizje është të bëhet vlerësim i të gjitha aspekteve nga projekti nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës.

Koordinator në grupin e punës është profesori universitar Mirosllav Gërçev, ndërsa anëtarë tjerë janë Nikolla Naumovski, Martin Panovski, Donka Barxhieva dhe Zllatko Teodosievski.

“Në mbledhjen e parë anëtarët e grupit të punës konstatuan se më prioritare do të jetë të bëjnë inventarin e gjitha objekteve të projektit “Shkupi 2014″, që do të jetë pjesë e analizës. Anëtarët gjithashtu kanë konstatuar se do të jetë e nevojshme formimi i ekipeve speciale, nga profesorë të dëshmuar, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të projektit”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Sipas të dhënave të BIRN, në projektin “Shkupi 2014” deri tani janë harxhuar mbi 683 milionë euro, për ndërtimin e 137 objekteve të dokumentuara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *