Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Kulturës jep informacione për punësimet e reja që ka realizuar

Ministria e Kulturës jep informacione për punësimet e reja që ka realizuar

“Prej 1 qershorit 2017 deri 31 korrik 2017 në Ministrinë e Kulturës është punësuar një person si këshilltarë i veçantë (këshilltarë për kulturë) për kohë të caktuar – deri në përfundimin e mandatit të funksionerit në kabinetin e të cilit është punësuar, dhe janë angazhuar katër persona me kontratë pune”, njoftojnë nga Ministria e Kultutës, duke ju përgjigjur deputetëve të cilët duke shfrytëzuar të drejtën për qasje në informaione me karakter publik, kanë kërkuar të dhëna rreth punësimeve të reja në Ministrinë e Kulturës,

Nga Ministria gjithashtu njoftojnë se është punësuar edhe një administratorë, i cili është marrë nga një organ tjetër shtetëror dhe thonë se kjo nuk e dëmton buxhetin e shtetit.

Ndërsa njoftojnë se në proces është edhe procedura për punësimin e një këshilltari të veçantë për punë ligjore për kohë të caktuar.

Nga Ministria e Kulturës thonë se numri i të punësuarve në vitin 2006 ka qenë 46, ndërsa më 1 qershor 2017 kanë gjetur 162 të punësuar. Për këtë akuzojnë OBRM-PDUKM-në, të cilët sipas ministrisë, kanë rritur për 300 për qind numrin e të punësuarve./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *