Home / Lajme / Mjeku i pret kokën foshnjës, çfarë ndodhi në sallën e lindjes

Mjeku i pret kokën foshnjës, çfarë ndodhi në sallën e lindjes

Emma Edwards është një nënë skoceze nga Wick, me një histori vërtetë shokuese. Shatorin e kaluar, gruaja u bë nënë për herë të parë me vajzën Karmen, të cilën e solli në jetë në ‘Raigmore Hospital’ të Inverness. Ajo zgjodhi që të lindte me operacion, duke menduar se ishte më e sigurtë se lindja natyrale, duke qenë se vogëlushja që mbante në bark ishte shumë e madhe.

Por diçka shkoi keq… mjeku që praktikoi operacionin, preu aksidentalisht edhe kokën e foshnjes, duke lënë një shenjë të madhe në kokë që nga syri deri pranë veshit.

Ai u justifikua duke thënë se incidenti ishte shkaktuar prej faktit se gruaja, nuk i kishte komunikuar asnjërit se i kishin plasur ujërat, duke u futur në operacion.

“Lindja e vajzës time ishte shkatërrim, që nga fillimi deri në fund. Mjekët nuk na pyetën kurrë për asgjë, nuk patën kontakt me ne”, tregon gruaja, ende nën shko.

Ndërkohë e vogla Karmen u detyrua të priste ardhjen e një kirurgu nga një tjetër spital, para se t’i qepej plaga e shkaktuar gjatë lindjes, shkruan noa.al.

Shërbimi shëndetësor britanik ka nisur një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur atë ditë.

Rasti ka ngjallur shqetësim tek shumë femra shtatzënë, të cilat janë përfshirë nga paniku, mbi atë që mund t’iu ndodh fëmijëve të tyre.

Nëna e vogëlushes duke folur këtë javë për Daily Mail, kërkoi marrjen e masave të ashpra, duke deklaruar se vajza e saj mbeti e shënjuar përjetë.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *