Home / Lajme / Maqedoni / MPB ka publikuar fletarrestet për Grujevskin dhe Boshkoskin

MPB ka publikuar fletarrestet për Grujevskin dhe Boshkoskin

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në faqen e internetit ka publikuar fletarrestet për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët për katër ditë me radhë janë të pakapshëm për organet në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se përgjegjësia për ikjen e të akuzuarve duhet të kërkohet tek gjykatat, të cilat kanë pritur katër orë për ta dërguar vendimin për arrest deri tek MPB-ja.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski janë të akuzuar në rastet “Fortesa” dhe “Shënjestra”, përmes të cilave PSP-dyshon se është bërë përgjimi masi ilegal në vend.

Grujevski dhe Boshkoski u zhdukën pasi gjykata solli vendim për arrestimin e tyre. Policia disa herë ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe disa lokacione tjera, por deri tani pa rezultate./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *