Home / Kryesoret / MPJ e Maqedonisë: Nuk ka informacione për qytetarë të lënduar në tërmetin në Greqi dhe Turqi

MPJ e Maqedonisë: Nuk ka informacione për qytetarë të lënduar në tërmetin në Greqi dhe Turqi

Tash për tash nuk ka informacione për qytetarë të Maqedonisë të lënduar në tërmetin që e ka goditur ishullin Kos dhe bregdetin turk, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga organet kompetente turke dhe greke,

Nga MPJ informojnë se, asnjë shtetas i Maqedonisë nuk është drejtuar për informacione ose ndihmë. Përfaqësit diplomatike dhe konsullare të Maqedonisë në Athinë dhe Ankara, aktivisht e përcjellin gjendjen dhe janë në koordinim me institucionet greke dhe turke, njofton AIM.

Për të gjitha informacionet e ndërlidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht ndodhe në Turqi dhe Greqi, janë aktive linjat telefonike si vijon:

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara

Telefon fiks: + 903 12 439 92 04; + 903 12 439 92 08

Telefon celular: + 905303395884; +9053854666691

Zyra për lidhje e Republikës së Maqedonisë në Athinë

Telefon fiks: +30 210 67 48 585

Telefon celular: +30 694 501 39 50

Ministria e Punëve të Jashtme

Personi për komunikim me media, Silvana Ivanovska: +389 72 239 052.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *