Home / Lajme / Botë / Ndërrim i mundshëm i tre ministrave suedezë për shkak të rrjedhjes së informatave

Ndërrim i mundshëm i tre ministrave suedezë për shkak të rrjedhjes së informatave

 Ministrat suedezë të mbrojtjes dhe punëve të brendshme, e ndoshta edhe ministrja e infrastrukturës sot mund të mbeten pa funksione për shkak të skandalit me rrjedhjen e informatave sensitive.

Ministri i Mbrojtjes, Peter Kultkvist dhe ministri i Punëve të Brendshme, Anders Igeman përballen me akuza se kanë ditur për rrjedhjen e informatave nga Agjencia nacionale për komunikacion dhe qasje drejt të dhënave private të miliona njerëzve, ndërsa për atë nuk e kanë njoftuar kryeministrin Stefan Leven.

Nën presion të mediumeve edhe ministrja e Infrastrukturës Ana Johanson është e përzier në skandal sepse pohon se për rrjedhjen e të dhënave ka kuptuar më vonë.

Partitë opozitare dje paralajmëruan se planifikojnë t’u votojnë mosbesim ministrave Kultkvist, Igeman dhe Johanson.

Të dhënat rrodhën kur AgjenciaSsuedeze për Komunikacion e ka angazhuar kompaninë IBM në vitin 2015 t’i ndërmarrë TI operacionet. IBM atëherë i angazhoi prodhuesit në Çeki dhe Rumani, me çka informata sensitive ishin të kapshme për të huajt të cilët nuk kishin miratim sigurie për atë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *