Home / Kryesoret / Në Bruksel kërkohet ndërprerja e antikuizimit të Maqedonisë

Në Bruksel kërkohet ndërprerja e antikuizimit të Maqedonisë

Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski, nga partia OBRM-BND, zyrtarisht kërkon nga Komisioni Evropian (KE), që si qeveri joformale e BE-së të urdhërojë ”ndërprerje të menjëhershme të doktrinës së antikuizimit” në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga korrespondenti i agjencisë AIM, në Bruksel, i cili raporton se Xhambaski e përmend Maqedoninë me shkurtesën IRJM (Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë), duke shtuar se ”Bullgaria mbështet IRJM-në në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Mirëpo, sipas Angell Xhambaskit, shqetëson fakti se, sipas tij, disa çështje të rëndësishme për rajonin nuk janë prekur ose diskutuar gjatë takimit të eurokomisionerit Johannes Hahn me kryeministrin Zoran Zaev.

Më 11 korrik, Xhambaski do të organizojë në Parlamentin Evropian (PE) ”diskutim të shkurtër për zhvillimet e tanishme në IRJM dhe procesi i saj i integrimit në BE”. Në këtë diskutim duhet të flasin dy shkenctarë të Institutit maqedonas për shkencë, por që janë bullgarë dhe se instituti është i Bullgarisë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *