Home / Lajme / Botë / Në Kran Montana vazhdojnë bisedimet për bashkimin e Qipros

Në Kran Montana vazhdojnë bisedimet për bashkimin e Qipros

Në pushimoren zviceriane Kran Montana sot vazhdojnë bisedimet vendimtare për bashkimin e sërishëm të ishullit Qipro, që zhvillohen disa ditë, kumtoi botimi grek Njuz in.

Delegacionet e dy komuniteteve të ishullit pritet t’i dorëzojnë propozimet e tyre për dy aspektet kyçe të problemit – për sigurinë dhe kufijtë e ndërlidhur me shtetin e ardhshëm federal.

Qëllimi i bisedimeve është hartimi i marrëveshjes përfundimtare, që do të lidhet në konferencën në Nju-Jork në shtator.

Në rast të progresit më thelbësor të bisedimeve në Kran Montana nuk përjashtohet që atje të arrijnë edhe kryeministrat e tre vendeve garantuese të Qipros – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *