Home / Kryesoret / Në Maqedoni shënohet Dita botërore e Arkeologjisë

Në Maqedoni shënohet Dita botërore e Arkeologjisë

Instituti për hulumtime arkeologjike – Shkup sot në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë do ta shënojë Ditën botërore të arkeologjisë e cila në mbarë botën shënohet për shtatë vite me radhë.

Dita e arkeologjisë Shkup do të shënohet me ligjërata në tema të ndryshme të kësaj sfere, me prezentimin e filmimeve të disa lokaliteteve arkeologjike dhe fotografive të edicioneve të kaluara të ekspozitës “Archaelogy in Progress”.

“Qëllimi është që sa më shumë arkeologë të cilët punojnë, studiojnë ose bëjnë punë vullnetare kudo në botë të marrin pjesë në shënimin e Ditës së arkeologjisë dhe me kontribut modest duke e filmuar ditën e tyre ose përmes shpërndarjes së teksteve, fotografive ose videove, ta tregojnë spektrin e punës që njerëzit e profesionit tonë e bëjnë ditë për ditë në mbarë botën”, informoi Instituti për hulumtime arkeologjike./TV21/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *