Home / Lajme / Maqedoni / Në Ohër sërish tërmet – 3,7 ballë sipas Rihterit

Në Ohër sërish tërmet – 3,7 ballë sipas Rihterit

Tërmet me intensitet prej 3,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit mbrëmë në orën 3:54 sërish është regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit.

Sipas Qendrës sizmologjike mesdhetare evropiane, epiqendra ka qenë 6 kilometra në lindje nga Ohri në thellësi prej 6 kilometra.

Tërmeti më i fuqishëm në rrethinën e Ohrit është ndjerë dje paradite në orën 11:39 me intensitet prej 3,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër shtatë kilometra në veriperëndim të Resnjës, në thellësi prej pesë kilometrave në shtresën e tokës.

Nga data 18 e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete. Shumica kanë qenë të dobët, me intensitet të Rihterit prej një dhe dy ballë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *