Home / Lajme / Maqedoni / Latif Arifi i LR-PDSH godet Vesel Memedin: Mbaje frymën! (VIDEO)

Latif Arifi i LR-PDSH godet Vesel Memedin: Mbaje frymën! (VIDEO)

Latif Arifi një nga themeluesit e LR-PDSH dhe ideatorët e Aleancës për Shqiptarët, që mbajti frymën e kompromisit brenda saj në një prononcim të tij i është përgjigjur kryetarit të RDK, Vesel Memedi, pas deklaratave të këtij të fundit për Aleancën.

 

Ja përgjigja e plotë:

Vesel, mer pushim dhe shko te hoteli i kryeplakut në Durrës, mer pak frymë lirshëm se të është nxënë nga llomotitja kundër Aleancës për Shqiptarët dhe nga egoja e egër për pushtet. Ishe një copë gdhë, e tani je ritur dhe qenke bërë dushk. Për ne dushk ke qenë, po të tjerët ndoshta të kanë shikuar si shelçe që lëkundet andej nga fryn era. Të nxorëm nga këshilli komunal dhe të bëmë të njohur për ‘mexhlisin’ jashtë Çajles së Gostivarit. Të thirrëm të bëhesh pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e gjete të krijuar dhe nuk e krijove ti atë. Të luhatën ‘shkëmbin’ ku ishe ulur si prijës i RDK-së, e dinim se je vetëm, i pafuqishëm, nuk mbajtëm krah ndaj grupës që ti i quaje “puçist”, jo për gjë, por sepse ne jemi të vendosur të respektojmë atë që e thuam. Ne nuk jemi nga ata që i prejmë njerëzit në Besë edhe pse ti dole i pabesë sëbashku me klikën tjetër që u larguan në subjektet tjera politike.

Ideuam, krijuam dhe nënshkruam marëveshjen me ty për të të bërë pjesë të Aleancës për Shqiptarët, pa egocentrizëm, por me element të barabarësisë. Lere që s’ishe mirënjohës, por përkundrazi u vure në shërbim të qarqeve antishqiptare duke kërcënuar me prishjen e Aleancës për Shqiptarët duke qenë në mes të fushatës. Gjete një formë perfide për të rrezikuar këtë koalicion, duke kërkuar disa vende rradhazi në listën për deputet , të cilët nuk kishe kuadër që ti plotësoje. Nuk u mjaftove me vendin e dytë në listë, të cilin vend nuk e meritoje por për çështje parimore dhe përshkak të zemërgjerësisë që gjete te Aleanca, me konsensus të plotë u ndajt vendi i dytë për ty. Përgjigju publikisht se cilat ishin kërkesat tuaja dy orë para përfundimit të afatit kohor për dorëzimin e listave për deputet ?! Në shërbimin e cilit qark ishe në ato momente ?!

Duke dashur që të ruajmë substancën e koalicionit, vazhduam dhe toleruam. Apetitet tuaja skishin të ndalur. Çka të shtiu që të shkoje veçmas, duke anashkaluar koalicionin dhe Aleancën për Shqiptarët, të negocoje me kryeplakun dhe me Zaevin ?! Platforma Shqiptare, deklarata e përbashkët , çka ?! Jo në asnjë moment ti nuk ke qenë i udhëhequr nga bindja kombëtare për të realizuar interesat e popullit tënd. Negocoje për të fituar një ministri në krye të së cilës ke venduar një “filiz” me prapavijë të dyshimtë spiunazhi. Madje, ç’është për tu habitur ky far ministri i yt as që ka qenë kuadër i RDK-së, përflitet që asnjëherë nuk ka dalur në zgjedhje madje nuk gëzon autoritet në vendin ku jeton. E si pret të gëzoj autoritet në vendet ku se njohin fare ?! Pra , këto veprime nuk kanë qenë interes i Alancës për Shqiptarët, por kanë qenë goditje për ta shkatëruar atë, e sot del pa fije turpi në mbrojtje të saj. Nuk ke si e mbron ti Aleancën për Shqiptarët o Vesel Mehmedi, aq je, tre vetë. Ti dhe ” Çunga Llungat” e tua . Ju keni qenë vetë udhëheqja dhe vetë PR grupi në zgjedhje. E çfar partie qenka ajo që udhëhiqet nga tre persona ?!

Je rrotulluar rreth ”muhallës” tënde aty mbrenda, asnjëherë s’ke kaluar urrën e Vardarit që tani pretendon ta kalosh urën e siratit duke u bë i përkedheluri i kryeplakut. Aty , te ura e siratit , “rroje” do të jetë Aleanca për Shqiptarët dhe s’do të kalosh fare. Turp të të vijë për gjithë këtë energji negative që shpërndanë për të shkatëruar Aleancën. Nuk mund të jesh ti “shield” i interesave kombëtare, sepse nuk ke mbështetje. Më thuaj ku i ke strukturat partiake në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Negotinë, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Tearc, Zhelinë, Shkup, Likovë, Haraqinë, Çair etj etj. Dil publikisht dhe thuaj kush janë ata që kanë udhëhequr fushatën e RDK-së në këto vise. Ska , nuk ka o Vesel Mehmedi. Tani çohesh dhe po i del në mbrojtje Aleancës, me çfar fytyre o i paftyrë.

Ne e kemi mbrojtur Aleancën nga goditjet tuaja që po ja bëjë për ta shkatëruar atë dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë me fanatizëm. Ti nuk je kontribues i Aleancës, ti nuk je kreator i saj, ti nuk ke ndihmuar në fushatë, ti nuk je as propozues i slloganit NDRYSHE , ti nuk ke kontribuar financiarisht në fushatën zgjedhore kështuqë ti më së paku ke të drejtë të flasësh në emër të saj e aq më pak ti dalësh në mbrojtje, sepse ti udhëhiqesh nga interesa të tjera. Nuk tolerojmë më buzëqeshjen tënde duke shikuar si rihet për vdekje tjetri, i cili ti hapi rrugët për tu bërë dikushi e që ti sot i përdor mundësitë e krijuara kundër platformës dhe deklaratës së Shqiptarëve. Ti i nderuar Vesel Mehmedi, zgjodhe për të mbrojtur pagën 1.000 € të USHT-së kundrejt vizionit kombëtar të Aleancës për Shqiptarët.
Të duruam shumë, nuk të durojmë më.

 

Më mirë se bashkëshortja jote nuk të njeh askush, andaj kam një porosi për ty, ndëgjoj sugjerimet e bashkëshortes tënde që na tregoje edhe neve, mbase ka të drejtë!

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *