Home / Lajme / Maqedoni / Në rajonin e Kriva Pallankës 110 kërkesa për dëmshpërblime nga moti i lig në prill

Në rajonin e Kriva Pallankës 110 kërkesa për dëmshpërblime nga moti i lig në prill

Gjithsej 110 kërkesa për kompensim të dëmeve nga moti i lig në prill të këtij viti kanë dorëzuar bujqit nga Kriva Pallanka.

Të gjithë 110 kërkesat janë me paraqitje të dëmeve 100 për qind të të mbjellave.

“Bëhet fjalë për vlerësim të realizuar të dëmeve të arrave, qershive, vishnjave, kumbullave dhe mollëve në prona bujqësore në territorin e dy komunave”, informoi Sllavçe Stankovski nga Komisioni komunal për konfirmim të dëmeve nga moti i lig i pranverës.

Janë konfirmuar dëmet e paraqitura të tokës bujqësore dhe pemishteve, ndërsa kërkesat nuk u janë dedikuar vlerësimit të dëmeve të të mbjellave të reja.

Komisioni i cili ka realizuar vlerësim të dëmeve përbëhet nga pesë anëtarë: përfaqësues nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave në Kriva Pallankë, zyra rajonale e Agjencisë për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë, si dhe nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *