Home / Kryesoret / Në Shkup këtë vikend 28 aksidente trafiku me 22 të lënduar

Në Shkup këtë vikend 28 aksidente trafiku me 22 të lënduar

Në Shkup gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 28 fatkeqësi komunikacioni. Në 14 prej tyre më lehtë janë lënduar 22 persona, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç kumtoi SPB Shkup, gjatë tre ditëve të kaluara janë sanksionuar 43 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 10 vozitës i kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku, ndërsa pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Policia rrugore gjatë ditës tre ditëve të kaluara ka sanksionuar edhe 15 shoferë, të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit apo kanë folur në telefon celular, 23 vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar dhe janë hasur 43 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë mënjanuar gjithsej 79 automjete

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *