Home / Kryesoret / Në Strugë, Ohër dhe Prespë nuk ka siguri për pushuesit

Në Strugë, Ohër dhe Prespë nuk ka siguri për pushuesit

Në kulmin e sezonit turistik thuajse gjysma e plazheve në vend nuk janë të sigurta, gjegjësisht nuk i plotësojnë kushtet themelore të sigurisë për not, spor dhe rekreacion. Në Ohër kjo përqindje arrin në 35, në Strugë dhe Prespë deri më 50 për qind, thotë Sasho Toçko, kryetar i Kryqit të kuq në Ohër. Edhe përkrah asaj që janë të lajmëruar, përgjegjësit e plazheve më të vizituara si ‘Nemo’, ‘Mizo dhe të tjera, punojnë dhe tërheqin mysafirë të rinj pa asnjë pengesë,

Më së shpeshti, kushti që nuk plotësohet është mospasja e ekipeve të licencuara të shpëtimit. Trupi i vetëm me leje ligjore për dhënien e licencave është Kryqi i kuq, që është anëtar i Federatës ndërkombëtare për siguri në ujë.
Shkak i dytë për pasiguri në plazhe është mospasja e shenjëzimeve që tregojnë për shkallën e sigurisë në plazh dhe ato që tregojnë thellësinë e ujit.

Kushtet e caktuara me ligj duhet të sigurohen nga koncesioneri i plazhit, mirëpo, vizitorët thonë se ia dalin të shpëtojnë nga kjo situatë çdo vit, edhe pse ministria përkatëse është e informuar për situatën në teren.Nga Kryqi i kuq kërkojnë që së paku të sigurohen shenja për atë se plazhet e caktuara janë të pasigurta dhe se pushuesit bëjnë not në rrezik të tyre./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *