Home / Lajme / Rajon / Në Turqi arrestohen mbi 1000 persona në operacion antiterroriste

Në Turqi arrestohen mbi 1000 persona në operacion antiterroriste

Autoritetet turke gjatë javës së fundit kanë arrestuar 1.098 persona të dyshuar për lidhshmëri me grupe terroriste ose me tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet vitin e kaluar, transmeton BTA.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë turke të Punëve të Brendshme të publikuar sot, 831 prej tyre janë të dyshuar për lidhshmëri me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin Ankaraja e llogarit për përgjegjës për grusht shtetin nga korriku i vitit 2016.

dyqind e trembëdhjetë të tjerë janë të dyshuar për lidhje me Partisë ilegale Punëtore Kurde (PKK) që tanimë 30 vite zhvillon luftë të armatosur me forcat e sigurisë, dhe konsiderohet për organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE.

Dyzet e gjashtë të tjerë janë arrestuar për lidhje me grupin terrorist Shteti Islamik, ndërsa tetë persona për lidhje me “grupe majtiste terroriste”, qëndron në kumtesë.

Pas tentimit për grusht shtet vitin e kaluar më 15 korrik, autoritetet turke arrestuan gjithsej rreth 50.000 persona, ndërsa pa punë mbetën mbi 150.000 nëpunës në Armatë, shërbimet shtetërore dhe sektorin privat

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *