Home / Lajme / Maqedoni / Në vend të mbeturinave, koshat mbushen me mobilje

Në vend të mbeturinave, koshat mbushen me mobilje

Banorë të pandërgjegjshëm të Shkupit po uzurpojnë hapësira të ndryshme publike duke hedh mbeturinat ndërtimore dhe orendi të vjetra shtëpiake, respektivisht çdo gjë të panevojshme në shtëpitë e tyre.

Këtë fotografi të pakëndshme mund ta hasim në shumë komuna të Shkupit, por me të theksuara janë komuna e Çairit dhe ajo e Shuto Orizares, thonë nga ndërmarrja publike “Higjiena Komunale”. Ekipi i Alsat M inspektoi shumë pika ku janë të vendosura kontejnerët për mbeturina, fatkeqësisht këta të fundit ishin të zbrazur ndërsa qytetarët mbeturinat i kishin hedhur në tokë. Banorët e anketuar dënojnë këtë akt të pandërgjegjshëm.

“Nuk e di prej cilës ndërtesë i kanë nxjerr, nuk e di prej ku i kanë sjell këtu, ndoshta prej pjesës mbrapa nesh ose prej pjesës përballë nesh, zakonisht i hedhin prej atje. Një mijë denarë i shpenzojmë për gjëra koti dhe nuk i japim për mirëmbajtje të pastërtisë, në çfarë ngjan kjo? Ne jemi të pandërgjegjshëm dhe bëjmë kështu”.

“Unë në këtë vend kujdesem për pëllumbat dhe mundohem ta mbaj pastër, ndërsa shumë të tjerë rikonstruojnë banesat e tyre dhe të gjitha mbetjet ndërtimore i hedhin këtu, vite me radhë qëndrojnë këtu, çfarë tu bëjmë. Shikoni, këtu hedhin mobilje, dollape, ndonjë herë vijnë i mbledhin por ndonjëherë jo. Çairi ishte lagjja më e bukur, tani nuk kam fjalë ta përshkruaj”.

“Ti mund ta hedhësh, ta afrosh te kontejnerët por duhet ta lajmërosh “Higjienën komunale” që të dërgojnë kamion për ta largu, ata janë të obliguar të sigurojnë mjet transporti dhe t’i largojnë mbeturinat e mëdha. Ndërgjegjja ashtu i lejon, nuk kanë aspak ndërgjegje”.

Ndërkohë, drejtori i Higjienës Komunale,  Rakip Doçi shprehet i revoltuar për këtë sjellje të qytetarëve. Madje, ai apelon inspektorët komunal të shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që veprojnë në këtë mënyrë.

Qytetarët të cilët hedhin thasë të mbushur me material ndërtimor pranë kontejnerëve apo kudo qoftë në hapësirat publike bëjnë shkeljen e ligjit për pastërti publike dhe inspektorët komunal, inspektorët e qytetit dhe mbajtësit e rendit komunalë mund ti dënojnë me gjoba prej 150 deri në 200 euro. Apeloj inspektorët komunalë që këtë kategori të qytetarëve t’i dënojnë sepse vërtet ato kanë uzurpuar të drejtën e 90 % të qytetarëve të ndërgjegjshëm që duan të jetojnë në mjedis të pastër – tha Rakip Doçi, drejtor i N.P “Higjine Komunale”.

Nga Higjiena Komunale njoftojnë se shërbimet e ndërmarrjes katër herë brenda vitit bëjnë transportin falas të mbeturinave voluminoze. Për ata që dëshirojnë të sigurojnë transport jashtë rregullores së caktuar nga ndërmarrja duhet të paguajnë një shumë simbolike prej 850 denarë./Alsat-M/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *