Home / Lajme / Botë / Në Venezuelë ndalohen protestat
Venezuelan opposition activists clash with the police during a protest against the government of President Nicolas Maduro on April 6, 2017 in Caracas. Violence erupted for a third straight day at protests against the government, escalating tension over moves to keep the leftist leader in power. / AFP PHOTO / JUAN BARRETO

Në Venezuelë ndalohen protestat

Autoritetet në Venezuelë i ndaluan sot protestat të cilat mund të “pengojnë ose ndikojnë” para zgjedhjeve për kuvendin kushtetues të dielën.

“Për ata të cilët nuk do ta respektojnë urdhrin dënimet janë prej pesë deri në 10 vjet burg”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Nestor Reveroll.

Prokuroria Publike e Venezuelës kumtoi se në protestat e djeshme kundër presidentit të shtetit, Nikolas Maduro, jetën e ka humbur një burrë 49-vjeçar.

Të dielën në Venezuelë do të mbahen zgjedhje për kuvendin kushtetues të cilat opozita i bojkoton. Sipas tyre, qëllimi është ndryshohet Kushtetuta dhe të sigurohet shumicë për qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme të popullit.

Në protestat katërmujore në Venezuelë kundër Maduros jetën e humbën 107 persona.

SHBA-ja u urdhëroi familjeve të diplomatëve amerikanë ta braktisin Karakasin para mbajtjes së votimit.

Departamenti shtetëror, gjithashtu, i paralajmëroi shtetasit amerikanë të mos udhëtojnë në Venezuelë për shkak të tensioneve të rritura dhe dhunës.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro konvokoi zgjedhje për Kuvendin kushtetues, me qëllim që të ndryshojë kushtetuta. SHBA i bëri thirrje Maduros që t’i anulojë zgjedhjet dhe iu kanosën me sanksione shtesë nëse nuk e bën një gjë të tillë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *