Home / Showbiz / Neymar ishte ylli i mbrëmjes në Miami (Foto)

Neymar ishte ylli i mbrëmjes në Miami (Foto)

Futbollisti brazilian, Neymar, ka marrë vëmendjen e të ftuarve në zonën VIP në ‘El Clasicon’ miqësore ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës që u zhvillua në Miami.

Personalitete të njohura, si ylli i golfit, Tiger Woods, supermodelja Adriana Lima, lojtari i Golden State Warriors në NBA, Draymond Green e boksieri Floyd Mayweather ishin disa nga të famshmit që u fotografuan me Neymar.

Adriana Lima pozoi me Neymarin (Instagram)

Sulmuesi që mund ta ndërrojë skuadrën këtë verë, me plot dëshirë pozoi me këta yje, të cilët i kanë postuar fotografitë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Një foto për Tiger Woods (Instagram)

“Në shtëpinë time të dytë me Neymarin”, kishte shkruar Adriana pranë fotografisë së publikuar në Instagram duke e mbështetur Barcelonën.

Kampioni i pamposhtur i boksit u fotografua me brazilianin (Instagram)

Ndryshe, Blaugranët fituan me rezultat 3-2 në atë takim. /Telegrafi/

Të gjithë duan një fotografi me Neymar (Instagram)

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *