Home / Lajme / Kronika e zezë / Nga Kosova drejt Tiranës me motor, kosovari humb jetën në “Rrugën e Kombit”

Nga Kosova drejt Tiranës me motor, kosovari humb jetën në “Rrugën e Kombit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, shtetasi që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin por po punon për zbardhjen e aksidentit. /Shekulli/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *