Home / Lajme / Kronika e zezë / Ngjarje e rëndë në Tiranë, atentat me pesë plumba një personi tek shkolla “Partizani”

Ngjarje e rëndë në Tiranë, atentat me pesë plumba një personi tek shkolla “Partizani”

Një ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Tirane. Policia raportoi se nje plagosje me armë zjarri ka ndodhur ne rrethana ende te paqarta.

Ngjarja ka ndodhur përballë gjimanzit “Partizani” në kryeqytet. Deshmitaret dhe policia flasin per 5 te shtena me arme ne vendin e krimit ndaj objektivit te ketij atentati.

Raportohet se te shtenat me arme kane ndodhur brenda nje lokali dhe kane prekur nje person te vetem qe u dergua ne urgjencen mjekesore.

Personi i plagosur mesohet se eshte derguar ne spital ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. /lajmifundit.al

Policia e Tiranes, Informacion paraprak.

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *