Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: Nuk ka propozim të ri për emrin – (VIDEO)

Nimic: Nuk ka propozim të ri për emrin – (VIDEO)

Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.Ai tha se Ahmeti “ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit”.

 

“Kisha një takim shumë të mirë me Ahmetin, e njoh me vite, ai ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit. Ai më inkurajoji të ndjek misionin e Kombeve të Bashkuara. Ai mendon që çështja e emrit duhet të zgjidhet që vendi të ecë përpara në rrugën e euro- integrimeve. Ai më dha mendime të mençura për të menduar si të ketë përparim ne këtë mision” tha Nimic, transmeton Televizioni Koha.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Nimicin deklaroi se do të punohet që sa më parë të gjendet një zgjidhje, një kompromis.

Lidhur me pyetjen se a do te ketë pjesëmarrje të shqiptarëve në ekipin negociator me Greqinë, Ameti tha se Maqedonia kërkon zgjidhje të mirë dhe sigurisht që shqiptarët janë pjesë e këtij shteti dhe shteti është edhe i shqiptareve.Paraprakisht ndërmjetësi Nimic ka takuar edhe shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryeministrin Zoran Zaev.

“Unë dhe Qeveria e Maqedonisë jemi të përcaktuar drejt hapave që i zgjidhin problemet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për këtë zhvillojmë politika inkluzive dhe kështu do të jetë edhe me zgjidhjen e kësaj çështje, të cilën do ta zhvillojmë kryesisht në mënyrë transparente, ndërsa jo të mbyllur sikur deri më tani, vetëm përmes konsensusit shtetëror, me opozitën, me Parlamentin, me kryetarin e shtetit dhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri Zaev, transmeton Televizioni Koha.

Ai shtoi se nuk ka ardhur me propozim të ri, por ka biseduar për konceptet e Qeverisë së re për intensifikim të marrëdhënieve midis të dy vendeve dhe përgjithësisht për qëndrimin e përgjithshëm për ndërtim të politikës së fqinjësisë së mirë dhe zgjidhje të problemeve rajonale.Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedimet për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014.Nimic nuk do të udhëtojë për në Greqi ashtu sic ishte paralajmëruar. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *