Home / Lajme / Rajon / Nis përsëri gjykimi për rastin “Medicus”

Nis përsëri gjykimi për rastin “Medicus”

Ka nisur gjykimi i urologut Lutfi Dervishi, të akuzuarit për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.

Pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus” në janar të këtij viti, ka nisur përsëri gjykimi i Lutfi Dervishit, djalit të tij Arbanit dhe mjekut anesteziolog Sokol Hajdinit.

Në gjykatë nuk është i pranishëm Arban Dervishi që ngarkohet me të njëjtat vepra si babai i tij, ndërsa ishte menaxher i Klinikës “Medikus”.

“As nuk më ka kontaktu, e as nuk kam bërë përpjekje minimale ta kontaktoj, në ndërkohë konkretisht këtë vit kam ushtruar mjete të parapara juridike në formë të shkruar që të mbrojturit tim Arban t’i mundësohet prania e papenguar në këtë shqyrtim fillestar gjyqësor. Unë nuk e di ku është”, tha avokati Dushi.

Në vitin 2013 urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Djalit të Lutfiut, Arbanit, i cili nga gjykata themelore ishte dënuar me 7 vjet e tre muaj burg, Gjykata e Apelit ia ngriti dënimin në 8 vjet, ndërsa Sokol Hajdini nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 vjet burg për dallim nga dënimi prej 3 vjetësh që i kishte shqiptuar gjykata themelore.

Sokol Hajdini akuzohej për lëndime të rënda trupore, ndërsa i ishte ndaluar edhe ushtrimi i punës së anesteziologut për një vit.

Edhe Lutfi Dervishit, gjykata përveç dënimit me burg, ia kishte ndaluar ushtrimin e profesionit për tre vjet.

Lutfi Dervishi ishte arrestuar më 10 janar 2017, pas disa muajsh në arrati.

Avokati i Dervishit arrestimin atëherë e kishte cilësuar kidnapim, ndërsa policia e kishte demantuar këtë, duke thënë se arrestoi një person që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *