Home / Kryesoret / Një sëmundje po transmetohet nga kafsha tek njerëzit/Dy të vdekur deri tani, alarmohen dhe shkodranët

Një sëmundje po transmetohet nga kafsha tek njerëzit/Dy të vdekur deri tani, alarmohen dhe shkodranët

Babë e bir kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e një sëmundjeje të rëndë infektive, e cila shfaq simptomat e temperaturës së lartë dhe diarresë, por që nuk është virozë e stinës, edhe pse shumë persona e ngatërrojnë me të tillë.

Viktimat, nga Simnica e Gostivarit, ishin të moshës 24 dhe 50 vjeç dhe ndërruan jetë në klinikën e Shkupit.

Mediat bëjnë me dije se ka edhe raste të tjera të ngjashme që janë paraqitur me urgjencë, sikurse rasti i sipërpërmendur, ndërsa në redaksinë e JOQ.al mëngjesin e sotshëm ka mbërritur një mesazh, ku thuhet se edhe banorët e Shkodrës e kanë shfaqur në mënyrë masive këtë lloj simptome e për të verifikuar këtë, mjafton të shkosh në spital.

Po ju shkruaj pasi jam shumë i shqetësuar. Unë banoj në Shkodër dhe ka rreth një javë që në qarkun e Shkodrës shumë njerëz i drejtohen spitalit rajonal me të vjella, diarre dhe me temperaturë. Lexova për një rast që paskan vdekur dy persona në Gostivar me të njëjtat simptoma dhe mjekët e paskan quajtur virozë që mendohet që transmetohet nga kafshët. Më shqetëson fakti që mediat nuk e bëjnë publike dhe organet kompetente nuk ndërmarrin masat e nevojshme. Po dëgjoj shumë raste që po shkojnë në spital me këto simptoma, sidomos fëmijë. Jam i shqetësuar pasi me këto simptoma kam edhe një të afërm timin dhe nuk di si të veproj”, – shkruan qytetari.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Maqedoni, mjekët kanë bërë me dije se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por nga kafsha tek njerëzit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *