Home / Lajme / Rajon / Një shkumë e çuditshme zbarkon në bregdetin e Francës, frikë tek banorët

Një shkumë e çuditshme zbarkon në bregdetin e Francës, frikë tek banorët

Pikat janë pak të yndyrshme dhe të brishta. Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, javën e kaluar janë shfaqur topa jo të zakonshëm me ngjyrë të verdhë, shkruan “The Local”.

Këto pika janë shfaqur në pjesën bregdetare të me gjatësi prej 30 kilometrave nga Bolonj Sur Mera deri te Le Tokveta, ndërsa autoritetet zyrtare thonë që nuk po e zbulojnë se nga është përhapur kjo materie dhe se hulumtimet janë në proces e sipër.

“Edhe pse po përngjajnë në rruaza të poliuretanit, pikat janë pak të yndyrshme dhe brishta, por as nuk shkëputen lehtë. Nuk kanë aromë dhe dallojnë shumë nga parafinat industriale të cilat nganjëherë lundrojnë në bregdet”, deklaron Henicart, përfaqësues i Asociacionit “Sea- Mer” për VOA du Nord.

“Ende nuk e dimë se a është ky lloj i materies toksik, prandaj vizituesve u rekomandojmë që mos t’i afrohen”, ka përmbyllur ai. Ndërkohë janë marrë mostrat, mbi të cilat po hulumton organizata “Cedre Association”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *