Home / Lajme / Maqedoni / Njëmbëdhjetë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup, tetë persona të lënduar

Njëmbëdhjetë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup, tetë persona të lënduar

Një person është lënduar rëndë, ndërsa shtatë persona kanë marrë lëndime më të lehta në katër nga 11 aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Gjashtë aksidente janë me pasojë e dëmit material.

Policia e trafikut ka sanksionuar 18 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, tre nuk i kanë respektuar semaforët gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe, 12 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefonin celular, 17 ishin pa leje të qarkullimit gjegjësisht pa regjistrim dhe për 35 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 55 automjete.

Në kuadër të projektit edukativ të qarkullimit “Kulturë trafiku të fëmijëve në institucionet parashkollore” Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative në objektet “Park” dhe “Kukushka” në kopshtin “13 Nëntori” në objektet “Park” dhe “Kukushka” në komunën Qendër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *