Home / Kryesoret / OBRM-PDUKM-ja zgjodhi anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv, “Betmeni” pjesë e kryesisë së partisë

OBRM-PDUKM-ja zgjodhi anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv, “Betmeni” pjesë e kryesisë së partisë

OBRM-PDUKM-ja ka zgjedhur anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv të partisë. Në listën që ka publikuar anëtari Antonio Milloshoski, shihen emra të rinj si Dragi Dimitrovski, Igor Nikollov, si dhe deputeti Zeqir Ramçilloviq.

Sekretarin e përgjithshëm të deritanishëm të partisë, Emil Dimitriev, do ta zëvendësojë drejtori i ELEM-it, Hristijan Mickovski. Në “freskimin” më të madh të kryesisë së partisë futet edhe Bogdan Ilieski “Betmeni”, pastaj edhe Aleksandar Nikollovski, Xheri Naumov, Zllatko Perinski, historiani Nikolla Serbov, Sllave Tërpeski dhe deputetja Ane Lashkoska.

“Mbështetja njëzëri nga Komiteti Qendror është detyrë e madhe për çdonjërin prej neve. Nder që në ekip na bashkangjiten persona të dëshmuar”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.

Në Komitetin Ekzekutiv mbeten edhe disa emra që kanë qenë më parë si: Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Vllatko Gjorçev, Koce Trajanovski, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Daniella Rangellova, Vlladimir Neloski, Nermin Tellovska dhe Zoran Savevski.

“Ju dëshiroj të gjithëve që të punojnë me nder ndaj OBRM-së dhe me dinjitet për Maqedoninë”, ka shkruar mbrëmë Milloshoski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *