Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Ja 11 reformat që do realizohen para zgjedhjeve lokale (Video)

Osmani: Ja 11 reformat që do realizohen para zgjedhjeve lokale (Video)

Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë test për vendin të cilat do të dëshmojnë nëse Maqedonia i është qasur me seriozitet rrugës euroatlantike. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot paralajmëroi një sërë masash që parashihen të ndërmerren që i referohen planit 3-6-9 dhe që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Osmani para fillimit të tribunës në këtë temë, tha se do të ndërmerren 11 reforma që do të implementohen para zgjedhjeve lokale, ku mes tjerash do të përditësohet lista zgjedhore nga ana e KShZ-së dhe MPB-së, do të punohësohet kuadër i ri.

Po ashtu, do të parandalohet shfrytëzimi i resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore, si dhe do të parandalohet frikësimi dhe presioni ndaj administratës.“Qëllimi i kësaj tribune është që të adresojmë masat dhe aktivitetet nga plani 3-6-9, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, me qëllim që të organizojmë zgjedhje fer, të lira dhe kredibile, që është një përcaktim i rëndësishëm për ta na vlerësuar komuniteti ndërkombëtar për suksesin tonë. Por, ajo çfarë është e rëndësishme është se vota e lirë, e drejta e votës, konkurrenca fer politike dhe kredibiliteti i rezultateve është një garancë e rëndësishme për demokraci përfaqësuese për të cilën jemi të përkushtuar”, ka deklaruar Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se në bashkëpunim me KSHZ-në janë duke punuar në përmirësimin e listës zgjedhore.“Është shumë e rëndësishme se sa çdonjëri prej institucioneve, sa çdo bartës pozicioni do të kontribuojnë të kemi zgjedhje fer, demokratike dhe të lira. Dhe ne duhet ta mundësojmë këtë dhe të jetë prioritet kryesor i gjithë neve si institucione”, ka thënë Oliver Spasovski, Ministër i MPB-së.

Ndërkohë, kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski, tha pas zgjedhjeve parlamentare kanë analizuar raportin dhe rekomandimet e OSBE-së dhe kanë nxjerr konkludime se në cilat çështje duhet të përqendrojnë fokusin.“Analizat tregojnë se në këtë periudhë prioritet kyç duhet të kemi përmirësimin e organizimit të brendshëm, efikasitetin dhe transparencën në punën e KSHZ-së. Parandalimin e të gjitha mundësive për ndikim politik në sjelljen e vendimeve, si në kuadër të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ashtu edhe në kuadër të këshillave komunal zgjedhor dhe bordet zgjedhore”, u shpreh Aleksandar Çiçakovski, KShZ.Për realizimin e reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe të cilat janë pjesë e planit 3-6-9, Osmani tha se kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar edhe ambasadorët e huaj në vend./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *