Home / Kryesoret / Ostreni fton në takim të përbashkët partitë parlamentare shqiptare

Ostreni fton në takim të përbashkët partitë parlamentare shqiptare

Kryetari i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, i fton partitë parlamentare shqiptare nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, në tryezë të përbashkët që do të mbahet nesër në ora 14 në Kuvendin e Maqedonisë.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup”, thonë nga Uniteti.

Ndryshe, takimi i fundit u mbajt më 19 korrik të këtij viti me ftesë të liderit të RDK-së, Vesel Memedi, në të cilin takim sikur edhe në takimet e mëparshme, nuk mori pjesë Lëvizja BESA.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *