Home / Kryesoret / Pa shkarkimin e Zvërlevskit s`ka pushim për deputetët

Pa shkarkimin e Zvërlevskit s`ka pushim për deputetët

Më së voni deri më 8 gusht do të duhet të mbarojë seanca për miratimin e rebalancit të buxhetit dhe për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, q; pastaj deputetët të shkojnë në pushim vjetor.

Nga LSDM-së, dje, kanë  deklaruar se nëse do të duhet, shumica parlamentare do të heq dorë nga pushimi derisa të shkarkohet prokurori Zvërlevski. Nga shumica parlamentare thonë se nëse shkon sipas dinamikës që është e paraparë, më së voni deri më 8 gusht do të mbarojë seanca për rebalancin e buxhetit dhe për Zvërlevskin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervisë për agjecinë e lajmeve MIA ka thënë se pushimi i deputetëve do të fillojë më 4 gusht, ndërkaq afati i fundit për t’u shpall zgjedhjet është më 6 gusht.

“Pushimi i deputetëve do të fillojë më 4 gusht, ndërkaq ka mundësi që të fillojë edhe nga 6 gushti pasi që tani për tani nuk ka kurrfarë iniciative në lidhje me zgjedhjet lokale dhe nëse kështu ngelet punët, 6 gushti do të jetë afati i fundit për t’i shpallur zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojë rrjedhja e afateve dhe organizimi në lidhje me zgjedhjet lokale, ndërkaq më pastaj do të punohej deri në fillimin e fushatës parazgjedhore më 25 shtator”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi më 21 korrik ka deklaruar se debati për rebalancin e Buxhetit do të mbarojë deri më 3 gusht, kur do të duhet edhe të votohet rebalanci, Në ndërkohë, ai ka thirr vazhdim të të paktën tre seancave, në mesin e të cilave është edhe ajo e shkarkimi i Zvërlevksit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *