Home / Lajme / Maqedoni / Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë vjedhur E.S. (21), informojnë nga MPB.

“Hajdutët i janë ofruar personit E.S. dhe i janë paraqitur se janë zyrtarë policor të njësitit “Alfa”, ia kanë kërkuar letërnjoftimin, çantën, pas së cilës nga kuleta ia kanë marrë 3.000 denarë dhe letërnjoftimin. Pas saj, personat fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur në pjesën e kokës dhe e trupit, dhe  e kanë lëshuar vendin”, thonë nga MPB.

Policia njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e hajdutëve dhe pastrimin e plotë të rastit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *