Home / Kryesoret / Pas reshjeve të konsiderueshme të shiut të cilat dje kapluan komunën e Tetovës,

Pas reshjeve të konsiderueshme të shiut të cilat dje kapluan komunën e Tetovës,

Pas reshjeve të konsiderueshme të shiut të cilat dje kapluan komunën e Tetovës, kishte shtim të konsiderueshëm të nivelit të ujërave të lumejve dhe përrenjëve malorë, të cilat në vende të caktuara shkaktuan edhe bllokim të përkohshëm të komunikacionit, edhe atë në rrugën lokale Shipkovicë-Brodec, ku pas intervenimit të maqinerisë punuese, kjo rrugë ishte përsëri e kalueshme për automjetet.

 

Gjitashtu në fshatin Poroj për arsye preventive u intervenua me maqineri në urën e rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë, me ç’rast u evitua që ujërat të dalin nga shtrati.
Me kërkesë të komunës së Tetovës ditët në vazhdim Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të intervenojë plotësisht në këto 2 pika kritike, për të parandaluar rrezikun e mundshëm nga të reshura të tjera që mund të ndodhin në të ardhmen.

Në fshatin Poroj, respektivisht në pjesën e epërme të fshatit nga ardhja e ujërave është dëmtuar edhe sistemi i ujësjellësit, mirëpo ekipet e NPK Tetova – Ujësjellësi dhe Kanalizimi, që herët në mëngjes punojnë në mënjanimin e defektit, dhe pritet që shumë shpejtë të kthehet në funskion furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm në fshat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *