Home / Kryesoret / Pengohet kontrabandë e 12,5 kilogramë marihuane në Tabanoc

Pengohet kontrabandë e 12,5 kilogramë marihuane në Tabanoc

Nëpunësit e policisë pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri dje në kalimin kufitar Tabanoc kanë penguar tentativë për kontrabandën e marihuanës  në dalje  nga Maqedonia për në Serbi.

Siç njoftoi policia, në orën 22 në “Tabanovc” erdhi M.S (30) dhe K.G. (31) me automjet “Opel Astra”, të dy nga Shkupi. Pas kontrollit kufitar, u thirrën në kontroll shtesë  gjatë zbatimit të së cilit,  pas pjesës së pasme të veshur me tapet të automjetit është gjetur marihuanë në 25 paketime nga rreth 12,5 kilogramë.

Personat janë arrestuar dhe i janë dorëzuar inspektorëve të MPB-së pranë SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme, ndërsa nga ana e krim-teknikës është bërë ekspertizë dhe dokumentim i ngjarjes

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *