Home / Lajme / Rajon / Për dy ditë 88 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës

Për dy ditë 88 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës

42 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithsej për dy ditë janë regjistruar 88 deputetë nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *