Home / Kryesoret / Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin një shtëpi në Tetovë

Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin një shtëpi në Tetovë

Në një shtëpi në rrugën “Mirçe Acev” në Tetovë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, ku plaçkitës me maska kanë arritur që të shkaktojnë dëm të madh.

Në shtëpinë e R.I (69) janë futur katër persona të maskuar të cilët janë hetuar nga pronari i shtëpisë. Hajnat e kanë sulmuar pronarin dhe bashkëshorten e tij, më pastaj i kanë lidhur.

Hajnat kanë vazhduar të kërkojnë gjënsende me vlerë dhe kanë arritur që t’i lidhin edhe djalin M.I dhe nusen e djalit, R.I, bashkë me fëmijët.
Ata kanë arritur që të marrin stoli të ndryshme ari, orë dore për meshkuj dhe femra, 10 mijë euro, telefona celular. Plaçkitësit në fund ua kanë marrë edhe veturën xhip ”Range Rover”.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet në mbi 9 milionë denarë, ose mbi 145 mijë euro. SPB e Tetovës ka ndërmarrë masa për të gjetur keqbërësit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *