Home / Lajme / Kronika e zezë / Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë

Pesë veta janë lënduar në aksidentin që ndodhi në orët e mëngjesit në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në afërsi të fshatit Sllatinë.

Sipas të dhënave policore, aksidenti ndodhi kur u përplasën dy makina, njëra “Volfsvagen Turan” me targa të Norvegjisë që drejtohej nga 30 vjeçari me inicialet R.Q nga Sllatina, ndërsa makina tjetër e përplasur është e tipit “Ford transit” me targa të Tetovës që drejtohej nga F.R, 34 vjeç, po nga Sllatina.

Zëdhënësi i MPB-së, Marjan Josifovski theksoi se pesë persona janë lënduar në këtë aksident, ndërsa drejtuesit e dy makinave për shkak të plagëve më serioze janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm mjekësor në spitalin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *