Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagoset me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Plagoset me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Plagoset me thikë një person në Tiranë, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen e së hënës mbrëma, duke vënë në pranga një person.

Ditën e djeshme, në rrugën “Mihal Grameno”, gjatë një konflikti të momentit Ervis Mateli ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital.

 

Nga ana e policisë mëngjesin e sotëm, u bë arrestimi i Matelit, si i dyshuar për ngjarjen.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *