Home / Lajme / Rajon / Plagosi 3 persona në 2008, arrestohet 35-vjeçari nga Kruja

Plagosi 3 persona në 2008, arrestohet 35-vjeçari nga Kruja

Policia e Krujës bën me dije se ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim.

I arrestuari është Genci Koçi, banues në, Krujë, i cili është dënuar nga Gjykata me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave  mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje  pa leje të armëve luftarake”.

 Koçi, para 9 vitesh në Krujë, në bashkëpunim me H.C, i arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave, A.B. , F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë.

Lidhur me materialet hetimore, policia sqaron se ato kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. 

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *