Home / Lajme / Maqedoni / Plani operativ reformues “3-6-9”, Zaev dhe Osmani sot shpalosin detajet

Plani operativ reformues “3-6-9”, Zaev dhe Osmani sot shpalosin detajet

Kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në ora 11:45 në konferencë për shtyp, do t’i tregojnë detajet e propozim-planit “3-6-9” për zbatimin e reformave prioritare.

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka miratuar propozim-planin “3-6-9”. Në seancë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar se për shkak të vjetërsimit është e nevojshme që të revidohet strategjia ekzistuese për ekstremizëm radikal. Qeveria e ka shqyrtuar dhe  e ka miratuar informatën për përgatitjen e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për shkatërrimin e radikalizmin dhe të ekstremizmit të dhunshëm 2017-2020, por edhe ndryshimet e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për luftë kundër terrorizmit.

Qeveria gjithashtu dje e anuloi implementimin e programit “Kembrixh” në shkollat e mesme, ndërkaq nxënësit nga shtatori do të munden që të mësojnë sipas programit të vjetër./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *