Home / Kryesoret / Plotësohet vendi i munguar për vite me radhë vjen gjinekologëja në lagjen Shutka të Shkupit.

Plotësohet vendi i munguar për vite me radhë vjen gjinekologëja në lagjen Shutka të Shkupit.

Në lagjen Shutka të Shkupit është angazhuar një gjinekologe dhe me këtë është plotësuar vendi i munguar për vite me radhë.

Telegrafi ka biseduar me këtë gjinekologe e cila është zotuar se do të kryej punën me përgjegjësi dhe me shumë dëshirë.

Telegrafi: Problemi shumëvjeçar në Shutkë më në fund po zgjidhet por kush është Vjollca Mbiarra, nga vjen dhe cila ka qenë përvoja e saj e deritanishme, pasiqë ne kemi shumë pak informata për ju?
Mbiarra: Unë vij nga Shqipëria ku edhe kam jetuar, studiuar dhe punuar deri para disa viteve. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e mjekësisë gjatë viteve 2000-2006, më pas vijon praktika dyvjeçare dhe specializimi të cilin e mabrova me sukses. Pas specializimit mu mundësua që të punoj në Spitalin Amerikan për disa vite rresht si gjinekologe deri sa erdhi momenti të largohem nga Shqipëria dhe të vij të jetoj këtu në Maqedoni.

Telegrafi: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga puna juaj e re, a mendoni se mund të ja dilni dhe se do ju ec mbarë?
Mbiarra: E shoh si sfidë të re në jetën time dhe e di që më pret shumë punë shkaku i mungesës dhe zbraztirës që ka ekzistuar në sferën e gjinekologjisë në këtë komunë për një periudhë të gjatë. Nëse puna kryhet profesionalisht mendoj se nuk do të ketë vend për vështirësi të mëdha dhe gjithcka do të shkoj mbarë.

Telegrafi: Cka do t’i këshillonit gratë në lidhje për shëndetin e tyre?
Mbiarra: Një këshillë e imja për gratë është që vazhdimisht të ndjekin sugjerimet për shëndetin e tyre. Duhet që me rregull të bëjnë kontrollat e parapara nga gjinekologët, të kenë kujdes për komplikimet që ju ndodhin dhe për cdo gjë ta inforomojnë mjekun e tyre në kohë me qëllim që të mirren masa në kohën e duhur dhe të parandalohet gjithcka me kohë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *