Home / Lajme / Kronika e zezë / Policët aksidentohen në Doberdol, humbin kontrollin dhe rrokullisen

Policët aksidentohen në Doberdol, humbin kontrollin dhe rrokullisen

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 09:35, në fshatin Doberdol ku për pasojë tre  persona, zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë vet aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë  “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Tre personat të cilët  kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe  rrethanave që lidhen me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *