Home / Lajme / Rajon / Policia e Kosovës kap vrasësin e dyfishtë që i kishte ikur dënimit në Zvicër

Policia e Kosovës kap vrasësin e dyfishtë që i kishte ikur dënimit në Zvicër

Në vitin 2012 dy shqiptarë, babë e bir, me prejardhje nga Kosova kishin vrarë dy shqiptarët tjerë po ashtu babë e bir në Oensingen të Solothurnit.  Ata ishin të miqasuar mes vete.

Gjykata e Lartë e Solothurnit kishte dënuar babanë 54 dhe të birin 28 vjeçar në fund të vitit të kaluar me dënime burgu shumëvjeçar: 20 vjet për djalin dhe 18 vjet për të atin, shkruan polizeinews.ch. Por e meta e kësaj ishte se babai nuk ishte paraqitur fare në gjykim, pasi që gjatë asaj kohe po shfrytëzonte pushimin që e jep burgu, transmeton albinfo.ch.  Dhe për këtë pushim ai kishte shkuar në Kosovë, ku dhe ishte sëmurë. Nga ajo kohë ai kërkohej nga Zvicra, madje edhe me Interpol.

Por së fundi personi në fjalë është kapur nga policia kosovare, shkruan solothurnerzeitung duke cituar portalin kosovar indeksonline. Edhe policia e Kosovës e ka konfirmuar për  gazetën blick se është arrestuar një person me të dhëna të njëjta.

Edhe një pjesëtar i afërm i të dy familjeve i cili në të njëjtën kohë kishte qenë në Kosovë,  është shprehur i kënaqur me arrestimin, përcjell albinfo.ch. “Ne gëzohemi shumë. Unë shpresoj se ai tash do të përfundojë në burg”.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *