Home / Kryesoret / Policia paralajmëron lokalete natës – (VIDEO)

Policia paralajmëron lokalete natës – (VIDEO)

Me fillimin e pushimit vjetor në më shumë lokale të Tetovës dhe Gostivarit, kafene, diskoteka dhe objekte tjera qëndrojnë edhe të rinj të mitur. Disa prej tyre jo rrallë herë edhe konsumojnë alkool, të cilët i marrin nga të punësuar të cilët duke mos mbajtur llogari për pasojat e mëtejshme nuk ua ndalojnë alkoolin atyre, përcjellë Televizioni Koha.

 

Me qëllim që të parandalohen këto raste, të cilët nuk janë të panjohur në këtë rajon, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka realizuar dhjetëra kontrolle në lokale të ndryshme duke apleuar që të rinjtë të përmbahen nga konsumimi i alkoolit dhe më pas të kryejnë vepra të pahijshme.

Sipas policisë, kjo paraqet vepër penale kundër rendit dhe qetësisë publike për të cilën parashihet dënim prej 100 deri në 400 euro. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë rikujton pronarët e lokaleve që të mos shërbejnë me alkool të miturit, sepse do të ëprballen me dënime në të holla dhe me burg nga tre muaj deri në tre vite. Dënimet janë më të rrepta nëse alkool u është dhënë fëmijëve. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *